Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese në këtë fshat. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet por paraprakisht dyshohet se familjarët të kenë qenë në gjumë dhe zjarri ka nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohje.
Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen totale të zjarrit.Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në asnjë prej familjarëve të kësaj shtëpie, pasi kanë qenë fqinjët që i kanë ndihmuar për ti nxjerrë jashtë banesës. Në vendngjarje është edhe policia për të kryer veprimet hetimore.


