Merr flakë një fabrikë tullash ne Kombinat. Zjarrëfiksja është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Sipas burimeve paraprake raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Fax News meson se 5 automjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin nën kontroll situatën.
Deri më tani nuk ka konfirmim për të lënduar apo të bllokuar në fabrikën ku ka rënë zjarri.