Merr flakë kodra e Kuzum Babasë në Vlorë

0
90

Mbrëmjen e kësaj të hëne kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri është pranë banesave, ndërkohë ne vendin e ngjarjes janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe mbi 8 efektivë.

Për fat të mirë është bërë i mundur eleminimi i rrezikut nga banesa, ndërkohë si rrjedhojë e flakëve janë djegur disa rrënjë ulliri.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe është vendosur nga banorët e zonës.