Merr flakë makina në aksin Elbasan-Qafë Thanë

0
465

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.