Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Rrugën e Arbrit.
Mësohet se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M, është djegur plotësisht.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.