Merr flakë një automjet në Malësinë e Madhe, shpëtojnë mrekullisht personat brenda saj

0
83

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në Malësi të Madhe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta, teksa automjeti po lëvizte në rrugën Koplik-Bajzë.

Personat që udhëtonin në automjet kanë zbritur menjëherë të tmerruar dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të shuar flakët./abcnews.al