Merr tjetër rrjedhë krimi në familje në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë kryefamiljari Pëllumb Meta. Djali i madh Hysen Meta ka mohuar vrasjen e të atit dhe shprehet se motra e tij e vogël e ka kryer këtë krim.
“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”.