Merr zjarr dyqani , plagoset pronari

0
344

Një dyqan është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 dhjetor në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M.

Pronari i lokalit ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.