“Merreni seriozisht”, aktorja e njohur tregon se si i bien flokët nga koronavirus

0
297

ktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano ka publikuar një video së fundmi në rrjete sociale, ku tregon pasojat që koronavirusi ka lënë te ajo. Aktorja tregon se si flokët i bien, teksa i kreh.

Kjo shfaqet edhe në video, ku në dorën e Alyssa-s u vu re shumë fije floku të rëna.

“Mendova të tregoja se çfarë iu bën COVID-19 flokëve tuaj. Merreni seriozisht“, shprehet ajo teksa publikon edhe videon.

Ndërkohë, aktorja iu bën thirrje qytetarëve  që të përdorin maska dhe të ruajnë distancën fizike.