Merret i pandehur Agim Ismaili, SPAK i komunikon akuzën ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve

0
3

Ish-drejtori i i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK. Akuza e ngritur nga Prokuroria nuk dihet ende.

Emri i tij del në sulmin kibernetik që iu bë SPAK në muajin mars, për të cilin u arrstuan ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut Vlorë Zambak Gjonaj.

Asokohe, nga sulmi kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme, hakerët tentuan të merrnin informacione të klasifikuara nga kompjuterët e prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.Megjithë tentativën e tyre, SPAK mohoi depërtimin në serverin e brendshëm të Prokurorisë.

Por, disa shkresa janë shpërndarë për persona të tretë, duke përfshirë këtu edhe njerëz të medias./vizionplus.tv