Merret vendimi: Ja sa do kushtojë nafta sot

0
150

 

Bordi i Transparencës ka bërë publik çmimin me të cilin do të shiten karburantet për datat 22 dhe 213 mars.

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të  jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të  jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do  jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022