Merret vendimi pas përkeqësimit të situatës Covid, duke filluar nga 20 gushti nuk ka më dasma

0
209

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Në bazë të vendimit, që hyn në fuqi prej datës 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 eventualisht 23:00.

Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se në kuadër të masave të reja janë ndaluar edhe mbajtja e ahengjeve e dasmave.

“Dje menjëherë pas konferencës për media që kemi pasur në MSH, kam qenë prapë në kontakt me grupet e interesit dhe ekspertët nga IKSHPK e brenda MSH-së, ku kemi ardhur në përfundim se edhe disa aktivitete tjera për shkak të projeksioneve për ngritjen e të infektuarve, të ndalohen. Ndër të tjera  ahengjet e dasmat”, ka thënë Vitia.

(E.H/Faxweb.al)