Merrte para për t’u mundësuar ish-pronarëve kompesimin, dënohet me 5 vite burg ish-inspektori i Kadastrës

0
72

Gjykata e posaçme dënoi me 5 vite burg Ilir Kapetanin të arrestuar për korrupsion.

Sipas prokurorisë Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë agjencisë së trajtimit të pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të  ndryshëm në këmbim të shumave monetare.

Sipas SPAK, Kapetani  është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë  të ish pronarëve të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.