Merrte shumë të majme si këshilltare e Veliajt edhe pse ishte në program/ Monika për skandalin e pagave

0
147

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, emri i Monika Lubonjës figuroi në skandalin e pagave.

Të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë u bënë të ditura mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale.

Kudo qarkulluan listat ku Monika Lubonja rezultonte se merrte pagë si këshilltare e kryetarit të Bashkisë edhe pse ishte brenda programit.

Lidhur me këtë temë aktorja e njohur ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live”.

Image

Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show.

“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika duke mohuar lajmet e shpërndara kudo.

Image