Mes betejës me të atin, Britney Spears përballet me probleme të tjera ligjore

0
158

Britney Spears po përballet me akuza se ka ushtruar dhunë ndaj një anëtareje të stafit të saj. Mediat e huaja raportojnë se Spears e ka goditur atë pasi u përfshinë në një debat në shtëpinë e këngëtares.

Punonjësja paraqiti një raport ku thuhet se këngëtarja i ka hedhur telefonin nga duart gjatë debatit. Ekipi ligjor i Spears ka hedhur poshtë akuzat duke e konsideruar si një “marrësi tabloidësh”.

Britney Spears

Spears ndodhet në një betejë të ashpër ligjore pasi kërkon t’i japë fund kontrollit të babait të saj mbi jetën dhe financat e saj, 13 vjet pasi ai mori kontrollin ligjor. Javën e kaluar, Jamie Spears pranoi të japë dorëheqjen si kujdestar pas akuzave të së bijës. /abcnews.al