Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të jenë prindër të një vajze.
Ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, kanë publikuar në rrjetet sociale një video nga momenti kur kanë zbuluar gjininë e bebit, teksa kanë shpërthyer në lot nga gëzimi.
“Të duam më shumë se veten”, shkruan ish-Missi, ndërsa Bardhi në koment shkruan: “Çikat e babit”.
Modelja dhe këngëtari u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV” dhe vazhduan romancën, edhe pas daljes nga reality show. Pak javë më parë, Sara njoftoi lajmin e ëmbël të shtatzënisë, ndërsa se u shpreh se fëmija që mban në bark erdhi si bekim për të një moment jo të lehtë në jetën e saj.
Top Channel