Mes thirrjeve antishqiptare, ndërprerjes së ndeshjes dhe dy kartonave të kuq, Egnatia mposhtet në takimin e parë në Champions nga skuadra boshnjake

0
70

Egnatia u përball sot me kampionët e Bosnjë Hercegovinës, Borac Banja Luka, në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ku u mund me rezultatin 1-0.

Kjo ishte ndeshja e parë e rrogozhinasve të Edlir Tetovës, që kur u shpallën kampionë të Superiores në sezonin e kaluar.

Por, sfida u shoqërua me trazira në radhët e tifozëve, teksa vazhdimisht u dëgjuan thirrje raciste në kor. Shprehje si “Kosova është zemra e Serbisë” u bënë shkak për ndërprerjen e ndeshjes, që zgjati mbi 10 minuta. U desh ndërhyrja e gjyqtarit dhe delegatëve të UEFA-s për të qetësuar situatën dhe rinisur ndeshjen.

Edhe pse me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Zejnullait në minutën e 58’, rrogozhinasit nuk u thyen deri në minutën e 96’, me Hrelja që kaloi në avantazh ekipin boshnjak, ndërsa në minutën 90+11′, Ndreca mori kartonin e dytë të verdhë, me kampionët e Shqipërisë që e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë. Kështu, Egnatia vjen në takimin e kthimit që do të luhet një javë më pas në Shqipëri në disavantazhin e një goli, ku do të kërkojë një përmbysje historike.

 

Top Channel