Mes tyre edhe ajo shqiptare, Pasaporta të vjedhura nga Mykonos dhe Santorini përfundojnë në rrjetet e trafikut të emigrantëve

0
118

Çmimi i pasaportave varion në varësi të origjinës së tyre. Për shembull, një pasaportë amerikane në tregun e zi mund të shitet nga 3,000 deri në 5,000 euro . Çmime të tjera me 1000 euro dhe pasaporta të vendeve të treta, si egjiptiane dhe turke, mund të sigurohen edhe me 500 euro.

Së fundmi në Greqi është goditur një rrjet trafikantësh që shisnin pasaporta të vjedhura. Mes tyre duket edhe një pasaport shqiptare.

Në një bastisje në një shtëpi në Athinë, u gjetën valixhe të mëdha me deri në 4000 pasaporta nga të gjitha vendet , kryesisht amerikane dhe të BE-së. Një rast i ngjashëm u regjistrua në vitin 2018.

Policia që mori pjesë në operacion zbuloi se grupi po shisnin të gjithë pakon. Nga pritja tek ndryshimi i pamjes suaj dhe asgjësimi i pasaportave të vjedhura.

Në fakt, brenda banesës  gjetë kompjuterë dhe skanerë të përdorur për këtë punë. /abcnews.al/