Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. • Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një pallat parafabrikat, ku është dëmtuar kati i parë. • Por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz edhe pse koha e shpërthimit ka qenë ora 01:00. • Objektivi i tritolit të vendosur ka qenë shtëpia e të dashurës së Laert Haxhisë, Klea Gjata. • Gjata u arrestua në vitin 2023 nga policia, si pjesë e grupit të Haxhisë, por u lirua vetëm një vit më vonë. • 29-vjeçarja ndodhet nën hetim për veprat ‘Moskallëzim Krimi’ dhe ‘Përkrahje e autorit’.