Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj ka reaguar pas takimit me Ndihmës Sekretaren për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfrie.
Alibeja ka theksuar se në këtë takim ai ka marrë mbështetjen nga zyrtarja e DASH për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme pro amerikane.
Ndonëse nuk u përgjigj nëse ka diskutuar për emrin e Sali Berishës në takimin me zyrtaren e DASH, Alibeaj pranoi se ka marrë mbështetjen e saj për një opozitë që sheh nga e ardhmja.
“Pata kënaqësinë ta takoja. Diskutuam për çështje që shqetësojnë Shqipërinë, si ajo e demokracisë. Diskutuam për Shtetin e së Drejtës, si dhe për luftën ndaj Korrupsionit. I shpreha vendosmërinë tonë për luftën ndaj korrupsionit. Vendosmërinë dhe qartësinë tonë për këto sfida. Nuk lash pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që PD ka pasur me SHBA në të gjithë trajektoren politike. Vura re për këtë marrëdhënie të posaçme për mbështetje. Morëm mbështetje të fortë për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme. Opozitë pro amerikane. Janë çështje të rëndësishme” tha Alibeaj.
A u fol për situatën e Brendshme në PD dhe a u përmend emri i Sali Berishës?
“Sfidat janë që prekin të gjithë Shqipërinë. Juve duhet ta dini se flitet për çështje të rëndësishme. Si demokracia shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.”