Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

0
112

Edhe një herë Shakira është bërë temë e bisedës në rrjetet sociale, edhe pse jo për shkak të ndonjë kënge, duke talluar Pique. Këtë radhë ajo po përflitet për shkak të një fjale që thuhet se e ka thënë ​​për Clara Chia Marti, të paktën kështu mendojnë fansat, të cilët u befasuan nga fraza që kolumbiania përdori në rrjetet sociale.

46-vjeçarja ka postuar një fotografi duke e shoqëruar me fjalën “Chiaroscuro”. Shakira shihet shumë e fokusuar te telefoni, teksa i ka flokët e lëshuara dhe i mbulon me një kapele të zezë.

Nuk dihet nëse kjo ishte një mesazh për Clarën apo është ekzagjeruar nga fansat.