Neymar nuk dorëzohet , pas dëmtimit në ndeshjen hapëse të Botërorit të Brazilit ndaj Serbisë, që me siguri do t’i kufizojë pjesëmarrjen në ndeshjen e radhës kundër Zvicrës dhe ndoshta në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me Kamerunin.
Pasi informoi ekipin mjekësor të Seleção për gjendjen shëndetësore të yllit të madh të kombëtares, sulmuesi i PSG ka pranuar me një postim në llogarinë personale në Instagram se po përjeton një nga momentet më të vështira në karrierën e tij. Megjithatë, thekson se ai nuk është i frikësuar nga ajo që i ndodhi dhe do të kthehet më i fortë.
“Krenaria dhe dashuria që kam duke veshur fanellën e Brazilit nuk mund të shpjegohet. Nëse Zoti do më jepte mundësinë të zgjidhja një vend ku do të lindja, do të zgjidhja Brazilin. Në jetë asgjë nuk më jepej lehtë, kam qenë gjithmonë i detyruar të ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mia.
Asnjëherë mos i dëshironi askujt dëm, por ndihmoni atë që ka nevojë. Sot është një nga momentet më të vështira në karrierën time dhe madje ka ndodhur në një ndeshje të Kupës së Botës.
Unë jam i pafat, dhemb, por jam i sigurt se do të kem mundësinë të rikthehem sepse do të jap maksimumin për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten time.
Nëse përkulem? Kurrë! Unë jam një fëmijë i Zotit që i bën realitet të gjitha të pamundurat dhe besimi im është i pafund”, shkruan Neymar.