Diego Maradona është dërguar për në banesën e fundit.
Vetëm një ditë pas vdekjes së tij, ai u dërgua në varrezën Bella Vista në rrethinat e Buenos Aires në Argjentinë. Ai u preh pranë prindërve të tij.
Mijëra njerëz u grumbulluan për homazhe përpara pallatit presidencial në Argjentinë. Kurse në funeral ishte vetëm një grup i vogël miqsh dhe familjarësh.
Vdekja e 60-vjeçarit shokoi botën. Legjenda e Brazilit, 80-vjeçari Pelé, me të cilin Maradona luftonte për titullin e futbollistit të shekullit, dërgoi një kurorë me lule.
Aty shkruhej: “Zoti i dha gjenialitetin, bota i dha dashurinë”.
© SYRI.net