Lionel Mesi ka folur përsa i përket verës së vëshitë që kaloi, dhe shpjegoi disa nga kritikat e bëra kundër Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ishte pranë largimit nga katalanasit, por vendosi të qëndronte edhe një sezon në skuadër, pasi nuk donte të hidhte në gjyq ekipin e tij të zemrës.
Thjesht kam thënë atë që kam ndjerë në disa momente që ishin të vështira për mua. I kuptoj disa njërëz që thonë se unë duhej ta mbyllja gojën dhe ti lija gjërat të vazhdonin, por shumë gjëra më lënduan javët e fundit dhe ajo ishte një mënyrë e të shprehurit të tyre. Ne duhet ti lëmë mbrapa këto. Marrë përgjegjësitë e mia nëse kam bërë ndonjë gabim. Nëse ato kanë ekzistuar, kanë qenë vetëm për të mirën e Barcelonës. Tani duhet të fokusohemi për ta bërë ekipin më të mirë dhe të luftojmë të gjithë bashkë si skuadër.
Duhet të jemi të bashkuar dhe të shkojmë në të njëjtin drejtim. Do jap gjithçka në fushë, Përkushtimi im ndaj kësaj fanelle, do jetë gjithmonë i plotë”, përfundoi Mesi.
PANORAMASPORT.AL