Pas “L’Equipe”, tani edhe “AS” pretendon se Juventusi është futur në garë për të marrë Leo Mesin në skuadër.
Argjentinasi i’a ka bërë të ditur tashmë vendimin e tij Barcelonës për tu larguar.
Nëse Mesi vendos të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë, atëherë sipas “L’Equipe” dhe “AS”, Juventusi do mbetej kandidati më i fortë në garë me Mançester Sitin për të marrë argjentinasin.
Nëse transferimi i Mesit tek Juventus do ndodhte, atëherë do ishte hera e parë që Mesi dhe Ronaldo luajnë së bashku në një ekip.
Gjithsesi Mançester Siti mbetet skuadra favorite për të marrë shërbimet e argjentinasit.
Ora news