Mesimi online dhe ai i alternuar eshte nje realitet i ri në arsim , i kushtëzuar nga pandemia. Komunitetin e prindërve në fshatin Vidhas në Elbasan ky proces e ka gjetur të papërgatitur.
Për shkak edhe të angazhimeve në bujqësi dhe punët e përditshme prindërit e kanë të vështirë të merren me dërgimin dhe marrjen e fëmijëve nga shkolla për shkak të orareve të ndryshme. Nga ana tjetër sipas tyre jo të gjithë i kanë mundësitë të kenë një aparat celular me internet, duke berë që shpesh fëmijët të mbeten pas me mësime aq sa rrezikojnë të mbeten analfabet.
Shkolla 9-vjecare Vidhas përbehet nga dy godina. Godina kryesore do ti nënshtrohet rikonstruksionit, ndaj aktualisht ajo është mbyllur, duke bërë që nxënësit të shpërngulen te godina tjeter, e për pasojë mësimi kryhet me tre turne.
Pavarëssiht se u bë kohë nga zbrazja e godinës në shkollë punimet nuk kanë nisur, cka ka sjellë indinjatën e prindërve të cilët kërkojnë rinisjen sa më parë të tyre.
Në kohë pandemie kërkohet që dritaret dhe dyert të mbahen hapur por mungesa e ngrohjes shprehet njëri prej prindërve rrezikon që fëmijët të ekspozohen ndaj të ftohtit.
Jashtë kameras drejtoria e shkollës bën me dije se mësimi online është udhëzim i Ministrisë së Arsimit, dhe jo kompetencë e shkollës. Në lidhje me punimet që endë nuk kanë nsiur në shkollë mësohet se janë bërë disa shkresa në njësinë adminsitrative , por ende nuk ka patur një përgjigje nga kjo e fundit./Elbasani flash