Messi i dëmtuar? E konfirmon Pochettino: Messi është i lënduar, ka probleme muskulore

0
158

Lionel Messi nuk  u stërvit sot me skuadrën e PSG-së për ndeshjen kundër Lille.

Kjo situatë ra në sy të tifozëve të cilët menjëherë filluan të shqetësoheshin për “Pleshtin”.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka treguar mbi gjendjen e Messit dhe çfarë pritet të ndodhi me të.

“Messi ka një shqetësim të vogël muskulor dhe ka bërë një plan individual si masë paraprake”, deklaroi tekniku argjentinas.

Në ndeshjen kundër Lille, PSG do të luajë pa Mbappe që është i dëmtuar dhe me shumë siguri dhe pa ish-sulmuesin e Barcelonës, sepse nuk dëshiron të rrezikojë më shumë. Takim i cili do të luhet në orën 21:00. /f.a/abcnews.al