Lionel Messi do të veshë sërish fanellën e Barcelonës. Sipas gazetares autoritative Veronica Brunati, superylli argjentinas ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe nuk është askush tjetër veçse Barcelona.
Kohët e fundit, thashethemet janë përhapur për të ardhmen e Messit në Paris Saint-Germain, me 35-vjeçarin që nuk dëshiron më të luajë për parisienët.
Barcelona e dëshiron në çdo mënyrë kthimin e tij dhe siç ka thënë presidenti i Laporta do të bëjë gjithçka për ta sjellë në Barcelonë.
Messi ka menduar se çfarë të bëjë gjatë gjithë kësaj kohe dhe në bazë të raportimeve të fundit, ai vendosi që në verë të veshë sërish e Barcelonës. /G.D abcnews.al/