Meta: Emërimet në Kushtetuese, ‘Venecia’ e konfirmoi, përgjegjës për konfliktin ishte Dvorani

0
281

Në një dalje për shtyp, presidenti Meta komentoi opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me përplasjen Kuvend-Presidencë.

Sipas Metës, Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se përplasja mes Kuvendit dhe Presidenit ishin për shkak të veprimeve anti-ligjore të ish-kryetarit të KED dhe mënyra e dërgimit të listave prej tij.

Meta: Pata kënaqësitë të takohem me kryenegociatorin Zef Mazi. Dua të sqaroj përfundimisht sipas Venecias, se cilat kanë qenë qëndrimet e Ilir Metës në raport me ligjin dhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se përplasja mes Kuvendit dhe Presidentit ishin për shkak të veprimeve anti-ligjore të ish-kryetarit të KED dhe mënyra e dërgimit të listave prej tij.

Komisioni i Venecias konfirmoi qartëse shkaku i përplasjes institucionalemidis Kuvendit dhe Presidentittë Republikës ishinveprimet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrëssëdërgimit të listave prej tij.
Opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithëanëtarët e KED siç e kërkon ligji.

Ja çfarë thuhet në pikën 92 të Opinionit të Komisionit të Venecias:

92. “Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-sënë vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjëme kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi…” “…Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial…” “…Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED…”

II.Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues.
Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikën90 të Opinionit:

90. “Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente.

Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra të vet Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, KEDshpërfillipraninë e detyrueshme kushtetuesetëAvokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)…”
III.Komisioni i Venecias në pikat 96, 98 të Opinionit konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetushmërinë e gjithë procesit të emërimit.

Në këto paragrafë, Komisioni Venecias, konfirmoi të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate tëvetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri

Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikat, 96- 98 të Raportit:

96. “…Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, qëështë dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta…”

“…Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës…”

98. “…Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht…”

IV.Në lidhje me ligjin aktikushtetues të mazhorancës për ndryshimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara Presidentit, Komisioni i Venecias, konfirmoise, betimi i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetëm për fillimin e detyrës por dhe për konfirmimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqtarit.

Komisioni i Venecias në paragrafët 99-100 të Opinionit shprehet se:

99. “…Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën e tij/saj pasi të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës (theksuar fort).

“…Një detyrim i tillë është gjerësisht i përhapur në sistemet kushtetueseme qëllim që të përcaktojë qartë momentin kur nis ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe momentin kur konfirmohet legjitimiteti i mandatit të tij/saj.

Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi përpara Presidentit është parakusht për nisjen e ushtrimit të funksionit…”

100. “…Sipas mendimit të Komisionit, kushtetutshmëria e këtij ndryshimi me ligj është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të bëhet “përpara” Presidentit…”

oranews