Ilir Meta është larguar nga cereomonia që po mbahet jashtë ambienteve të presidencës menjëherë pasi Bajram Begaj mbajti fjalimin e tij pas marrjes së detyrës.
Ndërkohë Bajram Begaj, presidenti i ri i vendit, së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy djemtë, kanë hyrë në institucionin e presidencës, ku pritet të vijojë më tej festa për të ftuarit e rastit.