Meta njoftoi tur kombëtar, reagon Rama: Ai është një turp si president, dua që koha e tij në zyrë të mbarojë

0
122

Kryeministri, Edi Rama: Sa i përket atij që ju e quani president dua të nënvizoj se gjykata Kushtetuese pranoi se kishte shkelur kushtetutën. Por dua të shtoj se Ilir Meta si president është një turp kombëtar. Se çfarë bën pastaj pasi të ikë nga presidenca nuk më intereson. Por më intereson që koha e Ilir Metës të mbarojë sa më shpejt dhe të ikë nga ajo zyrë dhe ky turp të mbesë në të kaluarën. Nuk kam problem për turet që njofton ai, se është një turp.