Meta paralajmëron protesta në vjeshtë: Për fat të mirë ky është një zgjim i pandalshëm! Flet edhe për bashkëpunimin me PD

0
115

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët në lidhje protestat, të paralajmëruara më herët nga Sali Berisha.

Meta tha se tashmë procesi është i pandalshëm dhe se ai është pro cdo iniciative qytetare.

Meta: Ne do dalim në përkrahje te cdo iniciative qytetare. Protesta është vetë demokracia. Për fat të mirë ky është një zgjim i pandalshëm dhe ne do të bashkëpunojmë më cdo force politike opozitare, grup interesi për të vendosur llogaridhënien urgjentisht në këtë vend. Është një proces i pandalshëm, këto borxhe ku ka futur shqiptarët do ti paguajë ai dhe shpurra e tij.  I bëj thirrje administratës që mos të përdoren si bedela që mos të firmosin shkresa të paligjshme, akte të paligjshme. Do marrin në qafë veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Në Shqipëri do të funksionojë ligji. Do mbretërojë Kushtetuta dhe ligji.