Meta sfidon: Duan të më shkarkojnë? Ta provojnë. Unë jam presidenti i 2 Marsit jo i LSI e as opozitës!

0
235

Presidenti Ilir Meta komenton pr/ligjin e maxhorancës për kufizimi  e kompetencave të presidentit.

I pyetur nga gazetarja ne konference per median u pergjigj.

Nuk ka ligj antikushtetues nga një parlament jo kushtetues si ky që është aktualisht që pengon persidentin të përmbushë misionin në mbrojtje të kushtetutës dhe pluralizmit politik. Maxhoranca e ka provuar me presidentin 3 me zero. Pavarësisht nga lobimi dhe pavarësisht nga miliardat.

Mos e ktheni betejën me presidentin se ky është presidenti i popullit të 2 Marsit dhe jo I LSI-së e as I opozitës.

Populli i 2 marsit është aty. Është shtuar dhe prapë kërkon të shpërndahen. Unë them ta zgjidhim në mënyrë demokratike. Duan të shpërndahen para 25 prillit të mos dinë ku të futen ta provojnë. Unë këtu jam. Duan të më shkarkojnë të vijnë këtu dhe ta provojnë.

Të shohim kush do të shkarkojë njëri tjetrin. Presidenti ka respektuar Kushtetutën jo grushtin e shtetit.  Nuk trembet më njeri në këtë vend tremben të tremburit.

Ora news