META shpallet ‘organizatë ekstremiste’ nga Rusia

0
121

Gjykata e Moskës shpalli kompaninë Meta, që ka në pronësi Facebook dhe Instagram “organizatë ekstremiste”, duke ndaluar shërbimet e saj në Rusi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi më herët se gjykata hodhi poshtë një përpjekje të Meta Platforms për të përgënjeshtruar akuzat për ekstremizëm.

Shërbimet sekrete ruse (FSB) i kishin kërkuar autoritetit gjyqësor që të vendoste një ndalim të rrjeteve sociale amerikane Facebook dhe Instagram në Rusi.

“Aktivitetet e Metës janë kundër Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Prandaj kërkojmë që Meta të ndalohet në Rusi dhe ky ndalim të fillojë zbatimin menjëherë”, tha Igor Kovalevski në seancën e parë të gjykimit, zëdhënës i FSB-së.