Përmbajtja e dosjes Metamorfoza 2 duket se do të eklipsojë dosjen Metamorfoza 1, bashkë me elementët bombastikë, si planet për vrasje, varsje për qejf, kapjen e segmenteve të policisë dhe prokurorisë nga krimi, përgjimin e kundërshtarëve dhe informacionin për kundërshtarin deri tek koha dhe vendi ku do t’i lindte gruaja.
Prapaskena mëson se pjesë e Metamorfoza 2 janë jo vetëm komunikime komprometuese dhe fundosëse, por edhe foto, video hot dhe rrethana të pazakonta, që implikojnë moderatore, këngëtare, segmente të policisë dhe zyrtarë si zgjatim dhe lodra të krimit, si dhe një gazetare e cila shfaqet jo vetëm si informatore e kokave të krimit, por edhe si kodoshe e dy prej tyre.
Gazetarja, sipas dosjes, agazhohet për të rekrutuar kolege për t’i çuar si kunkobina në sarajet e dy figurave të rëndësishme të krimit të organizuar në Shqipëri.
Gazetarja në rolin e tutores flet me figurat e krimit me një gjuhë burgu dhe përçmuese për kolegët dhe koleget, ndërsa këto të fundit i vlerëson edhe si objekte seksuale, duke ua ofruar figurave të krimit.
Në 18 mijë faqe biseda që figurat e krimit mendonin se do të zbëtheheshin kurrë, në pah dalin edhe moderatore të njohura, këngëtare dhe modele, të cilat janë paguar nga bosët e krimit për shërbime seksuale, përfshirë edhe shërbime virtuale në distancë si foto dhe video nudo.
Kjo pjesë e dosjes konsiderohet edhe si linja rozë, e cila tregon një tjetër anë të figurave të krimit, njëfarë rivaliteti të heshtur se kush josh dhe afron më shumë figura të ekranit.
Prapaskena mëson se Metamorfoza 2 përmban të dhëna tronditëse dhe implikon një numër të madh zyrtarësh, ndërsa parashikohen dhjetëra arrestime.