“Metamorfoza”/ Apeli vendos më 29 gusht “fatin” e Pëllumb Gjokës dhe oficerit Oltion Bistri. Të arrestuarit kundërshtojnë provat

0
179

Operacioni “Metamorfoza”, Apeli i Posaçëm do të vendos më 29 gusht, për fatin biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar.

Ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.

Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendos rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim mase të sigurisë.

Operacioni “Metamorfoza” u realizua pas çkodimit të aplikacioneve “EncroChat” dhe “SKY” të një telefoni të sekuestruar nga pala franceze. Deri më tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa 9 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre Ervis Martinaj dhe Behar Bajri.