METAMORFOZA E SPAK, UJI FTOHTË TEPELENË DHE RIKTHIMI I SHOKUT ZYLO.

0
160

Nga Erion Murataj!

Verë e nxehtë e sidomos për ata që kondicioneri nuk i mungon as në makinë as në shtëpi e as në hale.
E në dallim nga fshatari i cili po përjeton një nga vitet bujqësore më të vështirë baballarët e mamallaret e kombit po djersijnë nga flaka e SPAK që gati sa si ka djegur poturet.
E për të thyer rregullat e historisë së shkëlqimit e rënies së shokut Zylo kujdeset Luli që të “ashtu” përrallën para se të shkojë me pushime duke u rizgjedhur kryetar mes impotences së Berishës histerisë së Gaz bardhoshes të cilit co-piloti i 21 prillit 2021 në Elbasan i është bëre ministër.
S’ka dyshime më besoj e për më miopin se jemi një shoqëri e vend që thyejmë jo vetëm rregullat e normales por shkojmë e më tej duke na shijuar absurdi .
Gjunjëgjakosurit e shijojnë ditë pasdite duke pritur si qen femër në afsh Shtatorin e shumëpremtuar si apokalips nga të panderët e politikës.
Shumë shtatorë të tillë kanë kaluar por memoria e pjerdhur e këtij mileti e bën të pamundur një projeksion realist.
Pasi të kenë ngrohur hallatet në diell ” ATA ” do të kthehen duke i thënë po tunde dybekun popullit.
Asgjë apokaliptike s’duhet pritur nga të panderët.
Ka një shpresë që po trazon e pse duket si ai çobani që duhet të vej flakën për të djegur barërat e këqinj për të shpëtuar në vjeshtë tufën, me një kullotë të shëndoshë.
E për këtë vepër merr më vete lum akuzash pse jo e kosto .
SPAK quhet!
Në këtë kohë të çmendur vetëm ai mund të merret seriozisht .
Shtatori do të vije dhe nga të panderët do të këtë vetëm një ndryshim, Luli do na ketë … përrallën e shokut Zylo duke u rikthyer në tufën e të panderëve.