Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar ditën e sotm projektin e saj të parë të albumit “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit.
Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati 1-vjeçare, mban titullin “Prologue”.
Këngëtarja shfaqet me tre pamje të ndryshme në videoklip, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.
Pas kësaj kënge, Ronela ka paralajmëruar se do të publikojë “Shumë i mirë” në 10 prill dhe “Aventura” në 1 maj. Gjithashtu në fund të majit dhe fillim të qershorit ajo ka zbuluar se do të dalin e 2 këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma./abcnews.al