Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë. Para pak kohësh ajo ka publikuar albumin “Better Mistakes”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Një pjesë e madhe e këngëve janë frymëzuar nga problemet e artistes me shëndetin mendor, ndaj ajo vendosi që këtë album ta sillte në maj, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për personat që vuajnë nga këto sëmundje.
Së fundmi në një intervistë për “Telegrafi”, Bebe ka treguar se çfarë mesazhi ka dashur të përcjellë përmes këtij albumi.
“Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, është shprehur Bebe.
Ndër të tjera ajo ka thënë se mezi pret që të vizitojë Kosovën dhe se kjo është ëndrra e saj më e madhe prej shumë kohësh.
“Mezi po pres të vij në Kosovë. Jam krenare që jam shqiptare dhe e dini, mezi pres të shoh të gjithë fansat e mi shqiptarë. Mezi pres të shkoj në Kosovë dhe ta shohë atë vend, jam shumë e ngazëllyer.
Ne jemi njerëz shumë të fortë dhe jemi shumë të apasionuar dhe punojmë, ne punojmë shumë fort për gjithçka që kemi, dhe unë jam vërtet e emocionuar dhe jam shumë e lumtur nga të gjithë sukseset që vijnë nga artistët shqiptarë. Kjo tregon se ne jemi të fortë dhe jemi të talentuar dhe kjo më bën shumë emocionale. Dhe mezi pres të shoh se çfarë artistësh të tjerë vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, dhe unë thjesht jam e ngazëllyer për të ardhmen e njerëzve tanë.
Dhe unë thjesht mendoj se kemi kaq shumë, kaq shumë mundësi dhe kaq shumë gjëra të bukura që vijnë nga vendi ynë. Kështu që jam vërtet e emocionuar. Unë thjesht, me të vërtetë nuk mund të pres deri sa të vijë ai moment. Është si një ëndërr dëshira për të ardhur në Kosovë, ndoshta do të vij këtë vit, ose ndoshta në vitin e ardhshëm, unë me të vërtetë dua të shkoj atje.
Ndoshta do të vij edhe më herët nga sa e mendoni, do të më pëlqente, ka qenë një ëndërr e imja prej kohësh ta vizitoj Kosovën”, ka thënë Bebe. Ndër të tjera ajo është shprehur se sa herë ndihet keq nga pjesa e shëndetit mendor, gjithmonë gatuan dhe ushqimet e saj të preferuar janë nga kuzhina shqiptare. Ajo ka treguar se i pëlqen shumë byreku, fasulet dhe flija
Fax