Michael Ballack është diagnostikuar me kancer.

0
235

Bota e futbollit ditën e sotme është tronditur nga një lajm i rëndë.

Futbollisti legjendar Michael Ballack, është diagnostikuar me kancer, raportojnë mediat gjermane.

Ish futbollisti i Bayern Munchen, Chelsea, Leverkusen dhe kombëtares së Gjermanisë i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, 44-vjeçari e ka zbuluar sëmundjen rreth një muaj më parë. Sipas raportimeve ndërhyrja që ai ka bërë ka përfunduar me sukses dhe ai tashmë ka nisur terapinë.

Ballack si futbollist ka luajtur 702 ndeshje ku ka shënuar 190 gola. Ka fituar 4 herë kampionatin në Gjermani, 3 herë me Bayern dhe një herë me Kaiserslautern.

 

© SYRI.net