Videoja kur Mike Tyson e nënshkroi kontratën për ta zhvilluar meçin kundër Roy Jones Jr më 12 shtator është bërë virale, pasi boksieri legjendar e nënshkroi atë teksa tymoste marihuanë.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës. Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.
Kontratën që e caktoi datën detajet e tjera të këtij meçi, Tysoni e nënshkroi teksa tymoste marihuanë e videoja e atij momenti është bërë viral në rrjete sociale.Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.
Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018.
Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.
Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur formë mbresëlënëse fizike. /Gazeta Express/