Miku i bashkisë i’u vjedh rrugën e fshatit.Banorët e Kodër Bujarës i drejtohen këshillitarit Murataj

0
118

Pas pritjes për një kohë të gjatë për zgjidhjen e problemit të rrugës në fshatin e tyre banorët në Kodër Bujars i janë drejtuar këshillitarit të PSD Erion Muratajt për shqetësimin e tyre që deri më tani nuk ka gjetur zgjidhje edhe pse ia kanë bërë të ditur bashkisë Elbasan dhe Këshillit Bashkiak.

Përmes një letre dërguar Muratajt ata thonë se rruga ku kalojnë është zaptuar nga një person që duket se gëzon mbështetjen e bashkisë duke vënë në vështirësi banorët që e kanë jetike atë rrugë.

Siç duket edhe nga dokumentet ata ia kanë derguar kërkesën për ndërhyrje disa ditë më parë bashkisë Elbasan dhe kryetarit të këshillit bashkiak këta të fundit e mbajtën të fshehtë kërkesen e banorëve dhe ata nuk kanë ende asnjë përgjigje.