egociatat për shitjen e Milanit janë në një rrugë të mbarë. Ansa bën me dije se tratativat mes Elliott Fondo dhe të interesuarve për të blerë kuqezinjtë si Investement Corps vazhdojne.
Aktualisht, faza në të cilën ndodhen palët janë ato të llogarive dhe pasqyrave financiare. Gjithsesi, zyrtarizimi i arabëve si pronarë të rinj të klubit nuk duhet të vijë përpara mbylljes së kampionatit me 22 maj. Arsyet dihen, pasi te Milani nuk duan të shpërqëndrohen në një pikë kaq të rëndësishme të sezonit.

Investement Corps është një nga kompanitë më të mëdha në Bahrein. Synimi është rikthimi i ekipit nga Milano në majat më të larta të futbollit botëror.
(BalkanWeb)