Nuk ka paqe për Milanin e Stefano Pioli. As kohë për t’u gëzuar për kthimin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë në fushë në Çagliari që nga minuta e parë.
Trajneri i kuqezinjve humb dy futbollistw tepër të rëndësishëm si Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19.
Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar për rastet, kurse dy lojtarët janë asimptomatikë.
Mesfushori me tipare sulmuese dhe mbrojtësi i majtë janë futur menjëherë në karantinë në shtëpitë e tyre. Ndërkohe lojtarët e tjerë dhe stafi teknik do të vazhdojnë të monitorohen nga afër, sipas indikacioneve të protokolleve aktuale.
Të hënën në mbrëmje në Sardenjë do të jetë përsëri një Milan kryesisht i paplotë me Brahim Diaz që vepron si zëvendësues në vend të Calhanoglu dhe Dalot i cilët do të luajnë si një anësor i majtë.
Si Calhanoglu ashtu edhe Theo me siguri do të kapërcejnë ndeshjen e Cagliari dhe atë kundër Atalanta me shpresën për të qenë në gjendje të dalin negativ brenda dy javësh. Përveç tyre, edhe Rebic me Krunic janë ende duke luftuar me Covid.
Ora news