Milan vijon formën e mirë në Serie A.
Pas fitores fundjavën e shkuar përballë Napolit, kuqezinjtë kanë mposhtur në shtëpi edhe Fiorentinën.
Pa Ibrahimoviçin e dëmtuar, Milanit iu deshën 27 minuta lojë për të marrë tre pikët e rradhës, raporton Ora News.
Në minutën e 17 kapiteni Romagnoli kaloi në avantazh vendasit, ndërsa 10 minuta më pas ishte Kessie që dyfishoi rezultatin.
Mesfushori kishte një mundësi të artë në minutën e 40 për të trefishuar rezultatin por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.Gjatë pjesës së dytë Milan administroi rezultatin duke marrë kështu fitoren e 7 pas 9 javësh dhe duke qëndruar në vend të parë në kuotën e 23 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Inter.
Në ndeshjet e tjera të Serie A, Udinese surprizoi Lazion duke e mposhtur 1-3, ndërsa Bologna mposhti 1-0 Crotonen.
Në orën 20:45 luhet edhe ndeshja kryesore e kësaj jave, Napoli-Roma.
/OraNews