Milan triumfon dhe “blindon” kreun

0
220

AC Milan ka arritur të triumfojë me rezultat 1:2 ndaj Bolognas në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Ibrahimovic humbi penalltinë në minutën e 26-të, por gabimin ia përmirësoi kroati, Ante Rebic duke e dërguar në epërsi ekipin mysafir.

Kessie realizoi për epërsinë e dyfishtë të ‘Rossonerëve’ nga penalltia në minutën e 55-të, shkruan Gazeta Express.

Krejt cka bënë vendasit ishte goli që shënuan në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë, pesë më pak se Interi. /Gazeta Express/