Miliarderja Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026

0
2

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Golden Globes 2026, jo vetëm si shoqëruesja e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet, por edhe për stilin e saj të jashtëzakonshëm në tapetin e kuq.

Ylli i reality show-t u shfaq me një fustan të artë nga Ashi Studio, të kombinuar me bizhuteri të personalizuara Lorraine Schwartz me vlerë mbi 100 karat, përfshirë vathë 75-karatësh dhe unaza të shumta, duke bërë që çdo sy të kthehej tek ajo.

Edhe pse Kylie nuk ecën vetë në tapetin e kuq, ajo u pa e ulur pranë Timothée-t gjatë transmetimit televiziv, duke e bërë fitore e tij për Aktorin më të Mirë në një Dramë për filmin “Marty Supreme” edhe më të veçantë.

Ky janar duket të ketë qenë shumë “nxehte” për Kylie, pasi herë pas here ka publikuar edhe foto provokuese. Ajo nisi vitin e ri me një kolazh fotosh me bikini të artë, që tregonin format perfekte të saj, duke kombinuar stilin e saj të veçantë me një dozë glamour dhe sensualiteti./ E.K