Miliona euro për RTSH, por çfarë përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Elbasan?

0
277

Nga Ersid Karaj!

Familjet shqiptare në të gjithë vendin i paguajnë mbi 10 milionë euro taksa qeverisë për akses në shërbimet radiotelevizive publike, pa përmendur subvencionet nga buxheti i shtetit dhe këto janë prapë para publike.

Në këtë rast, Elbasani si ndër qytetet me popullsinë më të madhe në vend me rreth 450 mijë banorë paguajnë mbi 1 milion euro në vit për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), kur pothuajse nuk merr asnjë shërbim informimi.

Çfarë i dha RTSH, qytetarëve elbasanas dhe bizneseve për 1 milion euro në vitin që lamë pas? Në një kohë kur teknologjia televizive ka përparuar dhe shumë familje përdorin platforma të ndryshme, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë tarifën fikse prej 100 lekësh në muaj për RTSH, pavarësisht se shpesh nuk shohin asnjë program televiziv të këtij institucioni.

Edhe në zonat rurale, ku linjat elektrike shpesh përdoren për vaditje në tokat bujqësore dhe televizori nuk është pjesë e përditshmërisë, qytetarët janë të detyruar të paguajnë këtë taksë në faturën e dritave. Një gazetar i qarkut të Elbasanit, i cili mbulon këtë televzion nuk paguhet më shumë 10 mijë lekë të reja në muaj, (100 mijë lekë të vjetra) dhe këtë punë e bën pa operator dhe me pajisjet dhe shpenzimet e veta.

(Dhe kjo shumë mbulon të shtatë bashkitë e qarkut Elbasan.)

Tani pyetja që ngrihet është: A duhet të vazhdojnë të paguajnë qytetarët dhe bizneset në Elbasan për Radio Televizionin Shqiptar?\ Elbasani flash