Banorët e një ndër fshatrave më të mëdhenj të bashkive të Këlcyrës dhe Përmetit, Katundishta, vuajnë mungesën e ujit në banesat e tyre. Sipas kryeplakut, në këtë fshat është ndërtuar edhe ujësjellësi, i cili përveç milionave që mori, nuk ka sjellë asnjë pikë ujë.
Kjo është përditshmëria e banorëve, shumica të moshuar, të një prej fshatrave më të mëdhenj të Bashkisë së Këlcyrës, Katundishta. Kush me krahë dhe kush me kafshë pune, përpiqen të sigurojnë ujin për familjet e tyre.
Dhe paradoksi është që institucionet shtetërore kanë investuar për ujësjellësin e ri i cili asnjëherë nuk solli ujë.
Përballë kësaj situate, kryeplaku i Katundishtës po mendon ta dërgojë çështjen në prokurori, shkruan A2.
Ndërkohë, nga Bashkia e Këlcyrës, jashtë kameras, shprehen se ujësjellësi ka një problematikë teknike, por ata nuk ndërhyjnë dot pasi nuk e kanë më nën administrim, duke treguar gishtin nga institucionet qendrore në Tiranë. (A2 Televizion)