Mompha Junior pretendon se është milioneri më i ri në botë pasi zotëronte vilën private në moshën shtatë-vjeçare dhe udhëton nëpër botë me avion privat.
Personazhi i njohur para-adoleshent i rrjeteve sociale – emri i vërtetë i të cilit është Muhammed Awal Mustapha – shfaq rregullisht stilin përrallor të jetesës për 25,000 ndjekësit e tij në rrjetin Instagram.
Në një postim ai shfaqet mbi kofanon e një Bentley Flying Spur të cilën babai ia ka blerë si makinë e tij të parë.
Ndërsa në një tjetër ai pozon mbi nje Lamborghini të kuqe Aventador, i veshur nga koka te këmbët me rroba firmato, teksa komenton: “Gëzuar ditëlindjen për mua.”
Makina të tjera luksoze të tij përfshijnë një Ferrari që shihet e parkuar jashtë vilës së tij private në Dubai.
Muhammed është djali i milionerit nigerian të internetit Ismailia Mustapha, i cili njihet në vend si Mompha.
Edhe vetë Mompha ka shije të shtrenjta si i biri, i njohur për shpenzimet esktravagante dhe stilin “elitar” të jetesës.
Ai kalon kohën mes Lagos dhe Emirateve të Bashkaura ndërsa shpërndan fotot e tij për miliona ndjekësit në Instagram.
Në foto ai shihet gjithashtu ose duke mbajtur tufa kartmonedhash, duke qendruar në hotele me pesë yje ose duke drejtuar super makinat e tij.
Mompha i bleu shtëpinë e parë luksoze të birit në 2019 kur ai ishte shtatë vjeç.
Babai krenar beson se Mompha i vogël është shumë i talentuar dhe arritjet e tij duhet të celebrohen. “Pronari më i ri i një shtëpie në botë vishte me Guçi dhe meriton çdo lavdërim pasi ka kryer të gjitha detyrat e tij”, thote ai per te birin.
Mompha besohet se ka bërë pasurinë e tij nga këmbimet valutore por tashmë përballet me akuza pastrimi parash në £10milionë.
Në fillim të muajit ai u dërgua në paraburgim dhe më pas u lirua me një garanci pasurie prej 300 000 dollarë.






